Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, priti në një takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jurg Sprecher.
Në një postim në Facebook, Haxhiu shprehu falënderime për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për përkushtimin e ambasadorit në forcaimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Ajo theksoi se lidhjet midis Kosovës dhe Zvicrës janë të thella, të ndërtuara përmes brezave të shqiptarëve që e kanë bërë Zvicrën shtëpi të dytë. Haxhiu i uroi sukses ambasadorit Sprecher në angazhimet e ardhshme, duke shprehur mirënjohje për kontributin dhe miqësinë e tij ndaj Kosovës.
Be the first to comment