Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, mori pjesë sot në ceremoninë e pranimit të komandës së U.S. Army Area Support Group Balkans në Camp Bondsteel. Gjatë kësaj ngjarjeje, koloneli Kurt A. Rorvik u emërua si komandant i ri i këtij grupi mbështetje.
Haxhiu theksoi rëndësinë e kësaj ngjarjeje duke vlerësuar shërbimin dhe përkushtimin e komandantit në largim. Ajo gjithashtu falënderoi Camp Bondsteel për bashkëpunimin me institucionet e sigurisë, autoritetet civile dhe qytetarët e Kosovës.
Në urimin e saj për Rorvik, Haxhiu shprehu besimin se bashkëpunimi midis komandës së Camp Bondsteel dhe institucioneve të Kosovës do të vazhdojë të forcohet. Ky bashkëpunim, sipas saj, është i rëndësishëm për sigurinë e vendit, stabilitetin rajonal dhe mirëqenien e qytetarëve.
Haxhiu përfundoi duke shprehur mirënjohjen e Kosovës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Forcave të Armatosura Amerikane për kontributin e tyre të pazëvendësueshëm në lirinë, pavarësinë dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.
Be the first to comment