Influencerja e njohur, Hati, ka ndarë një video në TikTok, në të cilën kërkon ndihmën e ndjekësve për një “problem” specifik. Ajo ka shprehur dëshirën për të gjetur një plazh plotësisht privat, ku mund të marrë rreze pa pasur nevojë për mbulesë.
Shkaku i kësaj kërkese është diferenca e madhe në ngjyrën e lëkurës që ka pësuar nga daljet e përditshme në diell. Ajo ka treguar me humor se vetëm duart, deri te kyçi, i janë bërë një ngjyrë të bukur kafe, ndërsa pjesa tjetër e trupit ka mbetur krejtësisht e bardhë.
Për të zgjidhur këtë problem, Hati ju bën thirrje ndjekësve të sugjerojnë vende diskrete. Ajo pyet: “Nëse ka ndonjë plazh privat në Shqipëri, apo jashtë saj, më tregoni.”
Tani mbetet të shihet nëse ndjekësit e saj do t’i ofrojnë ndihmë me ndonjë destinacion të fshehur, ku ajo mund të shijojë diellin në privatësi të plotë.
Be the first to comment