Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Haradinaj: Marrëdhëniet me SHBA-të u sfiduan më shumë se kurrë gjatë qeverisjes së fundit (VIDEO)

Haradinaj: Marrëdhëniet me SHBA-të u sfiduan më shumë se kurrë gjatë qeverisjes së fundit (VIDEO)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po festojnë sot 250-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Meliza Haradinaj, ish-ministre e Jashtme e Kosovës, ka diskutuar mbi marrëdhëniet midis Kosovës dhe SHBA-ve. Ajo theksoi se këto marrëdhënie janë shumë më të thella se ato bilaterale.

“Marrëdhëniet tona nuk janë thjesht si ato të vendeve fqinje; ato janë një aleancë, janë shumë më shumë se marrëdhënie bilaterale,” theksoi Haradinaj.

<

Ajo vazhdoi të theksonte se vitet e fundit, Kosova ka sfiduar raportet e saj me SHBA-të.

“Kam thënë disa herë dhe e përsëris edhe sot se, sidomos gjatë kësaj qeverisje, nuk kemi sfiduar lidhjet jetike me SHBA-të. Kam shërbyer në qeveri të tjera, ku kemi pasur mospajtime me SHBA-të. Kujtojmë periudhën e taksës 100%, kur administrata Trump kërkonte me ngulm që ta heqim atë taksë dhe të fillonim një dialog më intensifikuar me Serbinë. Kjo ishte një kohë e vështirë për Kosovën dhe rajonin, me rreziqe të ndryshme. Edhe pse nuk e hoqëm taksën, kam kujtime të qarta se gjenerali Mattis i tha ish-kryeministrit Haradinaj për transformimin e FSK-së,” përfundoi ajo.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement