Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Haradinaj: ‘Konsullata serbe në Shkodër’ është një projekt politik serbomadh!

Haradinaj: ‘Konsullata serbe në Shkodër’ është një projekt politik serbomadh!

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, ka reaguar ndaj kërkesës së Serbisë për hapjen e një konsullate në Shkodër. Ajo e ka quajtur këtë nismë një projekt politik serbomadh.

Haradinaj thekson se nëse Shqipëria lejon një gjë të tillë, kjo do të ishte antikombëtare. Sipas saj, ky veprim nuk justifikohet as nga historia dhe as nga interesi kombëtar shqiptar.

Ajo ka përmendur zhvillimet aktuale në Kosovë, në veçanti gërmimet për varreza masive.

<

“Do të ishte vërtetë e turpshme dhe antikombëtare nëse Shqipëria bëhet instrument i strategjisë diplomatike të Serbisë,” shkruan Haradinaj. Ajo kërkon që kërkesa për hapjen e konsullatës në Shkodër të mos trajtohet si një akt rutinë, duke e cilësuar atë si një projekt politik që s’ka mbështetje në nevojat reale konsullore.

Ajo theksoi se krijohet një simetri të rreme me kërkesën legjitime për një Konsullatë Shqiptare në Bujanoc, ku jetojnë mijëra shqiptarë të diskriminuar.

“Ky barazim është i padrejtë dhe i turpshëm, nuk është reciprocitet,” thekson ajo.

Haradinaj vëren se Serbia nuk mund të kërkojë privilegje diplomatike në hapësirën shqiptare, ndërsa mban pretendime mbi Kosovën dhe vazhdon të mohojë krimet e luftës.

Shteti që ka organizuar spastrimin etnik dhe gjenocid ndaj shqiptarëve nuk mund të sillet si një partner i zakonshëm pa përballur me të kaluarën e tij.

Ajo përfundon duke shprehur se interesi kombëtar shqiptar është të mbrojë shqiptarët, të ndihmojë Republikën e Kosovës dhe të mos legjitimojë hapat që i shërbejnë strategjisë së Beogradit.

Haradinaj pyet gjithashtu nëse qeveria shqiptare është në dijeni të zbulesave të fundit për varreza masive në Kosovë.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement