Gazetari Besnik Tahiri ka komentuar në programin “Kosova Today” në Klan Kosova, deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Këto deklarata lidhen me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Ozkan Ulutash, dhe çështjen e hapjes së Urës së Ibrit.
Tahiri theksoi se Serbia ndodhet në prag të zgjedhjeve, dhe se deklaratat e Vuçiqit duhet të interpretohen në kontekstin e konsumit të brendshëm politik. Ai vuri në dukje se aktualisht Serbia është në kulmin e fushatës zgjedhore, dhe se pas pak javësh presidenti aktual do të dorëhiqet. Sipas tij, targeti kryesor i Vuçiqit është komandanti i KFOR-it, gjenerali Ulutash, i cili është shndërruar në “armikun numër një” të Beogradit. Kjo ka ndodhur për shkak se ai ka zbuluar çështje operacionale dhe vendime të NATO-s për optimizimin e pranisë në Kosovë, përfshirë edhe hapjen e Urës së Ibrit.
Në lidhje me hapjen eventuale të urës, Tahiri theksoi se ky proces nuk duhet të politizohet. Ai përsëriti se vendimi duhet të jetë i koordinuar ndërmjet institucioneve ndërkombëtare dhe atyre të Kosovës.
“Hapja e Urës së Ibrit duhet të jetë një proces kolektiv. Ajo nuk i përket një partie politike apo një personi në pushtet, por më së pari qytetarëve të Mitrovicës. Këto janë çështje që lidhen me NATO-n, Bashkimin Evropian dhe institucionet e Kosovës. NATO e ka përfunduar pjesën e saj, tani gjithçka varet nga Brukseli,” shprehu Tahiri.



















You must be logged in to post a comment Login