Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Hani i Elezit: Tre persona përfundojnë në QKUK pas përleshjes me mjete të forta dhe të mprehta

Hani i Elezit: Tre persona përfundojnë në QKUK pas përleshjes me mjete të forta dhe të mprehta

Në Han të Elezit, tre persona, një grua dhe dy burra, kanë kërkuar tretman mjekësor pas një përleshjeje.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:35, si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes individëve të përfshirë.

Gjatë përleshjes, dyshohet se ata janë sulmuar me mjete të forta dhe të mprehta, duke rezultuar në lëndime trupore. Të tretë të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim.

<

Pas intervistimit, prokurori ka vendosur që dy meshkujt e dyshuar të dërgohen në mbajtje.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement