Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka shprehur urimet e tij për 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai theksoi se miqësia me ShBA-në është një pjesë thelbësore e identitetit tonë shtetëror. Sipas tij, vlerat e lirisë, demokracisë dhe partneritetit përbëjnë baza të forta për lidhje dhe bashkëpunim të qëndrueshëm.
Hamza gjithashtu shprehu mirënjohjen për aleatin tonë më të madh, duke e cilësuar atë si simbolin e lirisë në mbarë botën. Ai uroi stafit diplomatik, popullit amerikan dhe institucioneve të ShBA-së për festën e 4 Korrikut.
Be the first to comment