Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Hamza: PDK do të ndërmarrë veprime ligjore për mbrojtjen e Kushtetutës

Hamza: PDK do të ndërmarrë veprime ligjore për mbrojtjen e Kushtetutës

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas skadimit të afatit kushtetues për formimin e Kuvendit.

Hamza theksoi se PDK ka qenë gati të marrë pjesë në seancën konstituive, e cila do të vendoste për kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit.

“Administrata e Republikës së Kosovës, fatkeqësisht, në këtë aspekt, ka mbajtur dyert mbyllur. Ne jemi këtu për të treguar gatishmërinë tonë për të marrë pjesë në seancën konstituive. Kjo seancë është e nevojshme për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve, për të konstituuar Kuvendin dhe për të vazhduar me krijimin e institucioneve të tjera të vendit,” shprehu Hamza.

Ai e cilësoi moskonstituimin e Kuvendit si një shkelje të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se afati 30-ditor pas certifikimit të rezultateve zgjedhore duhet të respektohet.

“Po flasim për mosrespektim të mendimit dhe aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili është i saktë dhe i qartë. Ai parashikon se Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet brenda 30 ditëve pas certifikimit të rezultateve zgjedhore. Kjo është një shkelje e Kushtetutës, një mosrespektim i aktit më të lartë, një cenim i demokracisë dhe një marrje në dorë e institucioneve në mënyrë antikushtetuese,” u shpreh Hamza.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement