Një incident ndodhi mëngjesin e sotëm në një kafene në Prishtinë, ku, sipas burimeve të Klan Kosovës, u përfshinë dy avokatë të njohur, Haxhi Millahu dhe Feim Alaj.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30, në një lokal pranë objekteve të gjykatave në Hajvali. Burimet raportojnë se Policia ka iniciuar procedurë ndaj të dy avokatëve, megjithëse ende nuk janë dhënë detaje mbi kualifikimin e rastit.
Avokatët e përfshirë mohojnë se ka pasur përleshje fizike, duke theksuar se incidenti ishte i kufizuar në një debat verbal, pa eskalimin në dhunë fizike. Avokati Millahu e përshkroi situatën si një “keqkuptim verbal mes kolegësh” dhe theksoi se incidenti nuk ishte diçka e rëndësishme.
Nga ana tjetër, avokati Alaj pohon se nuk ka asnjë procedurë ndaj tyre, duke e quajtur atë një situatë të zakonshme mes kolegësh.
Megjithatë, televizioni ka kontaktuar policinë, e cila konfirmoi se dy persona janë shoqëruar në stacionin policor dhe janë intervistuar në koordinim me prokurorin e shtetit.
Pyetje janë nisur gjithashtu edhe për Oda e Avokatëve të Kosovës.



















You must be logged in to post a comment Login