Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka realizuar një vizitë në Hagë te ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Gruda ka theksuar se Thaçi ishte në një disponim të mirë dhe kishte një vullnet të fortë.
Gjatë takimit, ata biseduan në thellësi për tema të shumta. Gruda e përshkroi Thaçin si një figurë të jashtëzakonshme, duke e vlerësuar kthjelltësinë, intuitën dhe forcën e tij. Ai shprehu ndjenjën se po largohej nga aty me mendimin se pas shpinës së tij mbetet jo vetëm një njeri, por gjithashtu një pjesë e rëndësishme e historisë më të re të Kosovës dhe lirisë së saj.
Deputeti Gruda nënvizoi se data 16 shtator do të jetë një ditë e rëndësishme për lirinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.



















You must be logged in to post a comment Login