Sulmuesi portugez, Gonçalo Ramos, ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane këtë verë, për shkak të situatës së paqartë në Paris Saint-Germain.

Në skuadrën pariziene, ai nuk ka arritur të sigurojë një rol të padiskutueshëm si titullar. Kjo ka hapur diskutime për një mundësi të largimit të tij.

Sipas mediave franceze, përveç Milanit, edhe Atletico Madrid ka shprehur interes për shërbimet e Ramos. PSG ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar, por një ofertë e kënaqshme mund të hapë rrugën për transferimin e sulmuesit 25-vjeçar në një tjetër skuadër të madhe evropiane gjatë këtij afati kalimtar.