Një fëmijë ka pësuar lëndime pas goditjes nga një automjet në Rahovec. Ngjarja ndodhi sot, dhe sipas informacioneve nga Klankosova.tv, i dyshuari ka dërguar fëmijën në Spitalin e Gjakovës për trajtim para se të largohet.
Pas trajtimeve fillestare në Gjakovë, i mituri është transferuar për trajtim në Prishtinë. Burime për Klankosova.tv njoftojnë se gjendja e fëmijës është stabilizuar dhe ai ka pësuar lëndime të lehta.
Policia, pas një pune intensive, ka arritur ta identifikojë personin e dyshuar. Ai është shoqëruar në stacionin policor për t’u intervistuar.
Be the first to comment