Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Goditen dy raste të kultivimit të kanabisit në Shkodër, asgjësohen mbi 2000 bimë

Goditen dy raste të kultivimit të kanabisit në Shkodër, asgjësohen mbi 2000 bimë

Në qarkun e Shkodrës janë asgjësuar 2098 bimë dhe fidanë kanabisi si pjesë e operacionit policor të quajtur “Territor i Pastër”. Gjatë këtij operacioni, janë arrestuar dy persona dhe një kryeplak është proceduar penalisht.

Gjatë kontrolleve në njësinë administrative Shosh, konkretisht në fshatin Ndrejaj, shërbimet e Policisë gjetën 768 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Në vendin e ngjarjes, u arrestua P.M., 53 vjeç, banues në Ndrejaj. Po ashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u konfiskuan 80 kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Në një tjetër operacion në fshatin Vukël, që i përket njësisë administrative Kelmend, u zbuluan 1250 bimë të dyshuara cannabis sativa. Në këtë rast, u arrestua në flagrancë A.Ç, 52 vjeç, për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”.

<

Gjithashtu, Policia ka nisur procedim penal ndaj K. B., 65 vjeç, kryeplak i fshatit Vukël, i cili ndodhet në gjendje të lirë.

Të gjitha bimët dhe fidanët e sekuestruar janë asgjësuar në vend nëpërmjet djegies. Materialet e procedurës janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

Policia njofton se kontrollimet për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike do të vazhdojnë në të gjithë territorin e qarkut Shkodër.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement