Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gjykata i ndal veprimet Mabco-s së Behgjet Pacollit në Aeroportin e Vlorës – pezullohet shkarkimi i administratorit dhe mbledhja e ortakëveSinjali

ShowBiz

Gjykata i ndal veprimet Mabco-s së Behgjet Pacollit në Aeroportin e Vlorës – pezullohet shkarkimi i administratorit dhe mbledhja e ortakëveSinjali

Një vendim i rëndësishëm gjyqësor ka bllokuar përkohësisht veprimet e kompanisë Mabco Construction SA, e cila është e lidhur me biznesmenin dhe politikanin kosovar Behgjet Pacolli, në shoqërinë “Vlora International Airport” (VIA). Kjo shoqëri po zhvillon projektin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

Gazeta Sinjali ka siguruar informacionin se gjykata në Tiranë ka pranuar më 5 qershor 2026 kërkesën për masë sigurimi të padisë. Me këtë vendim, është urdhëruar ruajtja e gjendjes ekzistuese juridike, korporative dhe administrative në shoqërinë VIA deri në përfundimin e procesit gjyqësor me vendim të formës së prerë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Në përputhje me vendimin e gjykatës, është ndaluar çdo vendimmarrje, veprim juridik apo regjistrim që mund të cenojë ose ndryshojë raportin e zotërimit të kuotave sipas kontratës së shitblerjes së datës 3 prill 2025. Sipas kësaj kontrate, Mabco Construction SA zotëron 51 për qind të kuotave, ndërsa 2A Group SHPK ka 49 për qind.

Gjithashtu, gjykata ka pezulluar mbledhjen e Asamblesë së Ortakëve të VIA-s, e cila ishte planifikuar të mbahej më 6 qershor 2026, dhe ka ndaluar shkarkimin e administratorit aktual, Vegim Hoxha.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Vendimi ndalon gjithashtu emërimin, zgjedhjen apo caktimin e çdo administratori tjetër, si dhe marrjen e çdo vendimi për ndryshim statuti, ndryshim të organeve drejtuese, njohjen e kontratave të reja apo çdo veprim tjetër që mund të ndryshonte statusin juridik dhe administrativ të shoqërisë.

Në të njëjtën kohë, gjykata ka kërkuar nga Mabco Construction SA që të ruajë statusin juridik, korporativ dhe administrativ të kompanisë deri në zgjidhjen përfundimtare të mosmarrëveshjes.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ky vendim përbën një zhvillim të rëndësishëm në konfliktin mes aksionarëve të projektit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, një nga investimet më të mëdha infrastrukturore në Shqipëri.

Ankimi ndaj këtij vendimi sipas ligjit është i lejuar.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement