Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Gjumi ideal nuk është 8 orë, studimi përmbys këshillën klasike

Gjumi ideal nuk është 8 orë, studimi përmbys këshillën klasike

Për një kohë të gjatë, këshilla e zakonshme për një jetë të shëndetshme ka qenë të flini tetë orë çdo natë. Megjithatë, një studim i ri sugjeron se numri ideal i orëve të gjumit mund të jetë ndryshe.

Studimi, i realizuar me rreth 500 mijë pjesëmarrës nga projekti britanik UK Biobank, ka analizuar zakonet e gjumit në lidhje me treguesit e plakjes biologjike. Të dhënat janë publikuar në revistën shkencore Nature.

Rezultatet tregojnë se individët që flinin mesatarisht nga 6.4 deri në 7.8 orë në natë shfaqnin shenja më të ngadalta të plakjes, krahasuar me ata që flinin më pak ose më shumë. Kjo lidhje u vu re në disa pjesë të trupit, duke përfshirë trurin, mushkëritë, mëlçinë, sistemin imunitar dhe lëkurën.

Gjumi nën gjashtë orë në natë është lidhur me një rrezik më të lartë për probleme shëndetësore, si dështimi i zemrës, diabeti i tipit 2, ankthi dhe depresioni. Nga ana tjetër, flenja më shumë se tetë orë nuk rezultoi gjithashtu e dobishme; ata që flinin më shumë se ky numër kishin më shumë gjasa të përballeshin me çrregullime si depresioni i rëndë, çrregullimi bipolar, skizofrenia, ADHD-ja dhe varësia nga alkooli.

Studiuesit gjithashtu vunë re një dallim të vogël mes grave dhe burrave. Analiza tregoi se gratë përfitonin më shumë nga rreth 6.48 orë gjumë në natë, ndërsa burra optimal ishte 6.42 orë.

Megjithatë, autorët e studimit theksojnë se rezultatet duhet të interpretohen me kujdes, pasi të dhënat mbi gjumin ishin bazuar në vetëdeklarimet e pjesëmarrësve dhe jo në matje shkencore të drejtpërdrejta. Pavarësisht kësaj, studimi sugjeron se cilësia dhe balanca e gjumit mund të jenë më të rëndësishme sesa synimi për të fjetur saktësisht tetë orë çdo natë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement