Ish-luftëtari i UÇK-së, Shpend Gjocaj, ka trajtuar rreziqet që Ramush Haradinaj ka përjetuar gjatë luftës së Kosovës. Ai theksoi se vrasja e Haradinajt do të kishte pasur pasoja të mëdha për zhvillimin e luftës dhe pozitën e Kosovës në periudhën pas saj.
Në emisionin “Diaspora” në Klan Kosova, Gjocaj nënvizoi se Haradinaj ishte i rrethuar në maj të vitit 1999. Sipas tij, nëse ai do të kishte humbur jetën para arritjes së marrëveshjeve të UÇK-së me NATO-n dhe faktorët ndërkombëtarë, lufta do të kishte marrë një drejtim ndryshe.
„Nëse Ramush Haradinaj do të kishte vrarë në mesin e majit të vitit 1999, UÇK-ja dhe lufta jonë do të kishin marrë kahje tjetër dhe statusi ynë sot do të ishte shumë më i dobët,” tha ai.
Gjocaj kritikoi politikën aktuale, duke akuzuar se po bëhen përpjekje për të manipuluar historinë e luftës dhe për të minimizuar rolin e figurave kryesore të UÇK-së.
„Po provohet të rishkruhet historia. Ne jemi me fat që kemi jetuar në epokën e heronjve dhe që disa prej tyre i kemi ende në mesin tonë. Pushteti nuk i do heronjtë e gjallë, por vetëm ata që nuk janë më,” shprehu ai.
Duke u ndalur tek çlirimi i Kosovës, Gjocaj theksoi se kontributi i UÇK-së ka qenë vendimtar. Ai theksoi se pa luftën e saj, nuk do të kishte pasur ndërhyrje të NATO-s dhe mbështetje ndërkombëtare për çlirimin e vendit.
Be the first to comment