Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, zhvilloi sot një takim me kryetarin e Odës Amerikane në Kosovë, Arian Zeka.
Gjatë këtij takimi, u theksua rëndësia e zhvillimit ekonomik si një faktor esencial për të ardhmen e Kosovës. Politikat shtetërore janë të domosdoshme për të garantuar sigurinë afatgjatë energjetike, si dhe për të siguruar një furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike. Krijimi i kushteve që çlirojnë potencialin e plotë ekonomik të vendit u vlerësua si një prioritet.
Pjesë e diskutimeve ishte edhe rëndësia strategjike e përfshirjes së Kosovës në rrjetin e gazit amerikan. Ky hap është parë si një zgjidhje jetike për të fuqizuar sigurinë energjetike dhe për të garantuar stabilitetin ekonomik në të ardhmen.
Takimi gjithashtu vlerësoi bashkëpunimin me Odën Amerikane dhe organizatat e tjera biznesore. Sektori privat u përmend si motori kryesor i ekonomisë së Kosovës.
“Bashkëpunimi ndërinstitucional me komunitetin e biznesit u theksua si element kyç për nxitjen e investimeve dhe rritjen ekonomike të qëndrueshme në vend,” thuhet në njoftimin e lëshuar.
Be the first to comment