Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Gjini ia kthen letrën Kurtit: Jam thellësisht i bindur se rruga juaj është e dëmshme për Kosovën

Gjini ia kthen letrën Kurtit: Jam thellësisht i bindur se rruga juaj është e dëmshme për Kosovën

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dërguar një letër liderit të Aleancës, Ardian Gjini, në të cilën kërkon një takim për diskutimin e formimit të institucioneve.

Në këtë letër, e cila është parë nga Klankosova.tv, Kurti shpreh dëshirën për të u takuar me Gjinin të premten në orën 16:00 në Zyrën e Kryeministrit. Ai gjithashtu propozon që të vizitojë Gjakovën në mbrëmje.

Duke shpjeguar arsyet për këtë takim, Kurti thekson se “pluralizmi politik në demokraci është konkurrencë me bashkëpunim”.

Nga ana e tij, Gjini ka kthyer një përgjigje, gjithashtu e parë nga Klankosova.tv, duke refuzuar ftesën për takim. Ai thekson se qëndrimet e Aleancës dhe të tijat janë tashmë të njohura.

“Jam i bindur se ju i dini ato, prandaj nuk shoh asnjë nevojë për takim në këtë çështje”, shkruan Gjini.

Ai shton se, përkundër bindjes që demokracia kërkon bashkëpunim, është i mendimit se rruga që po ndiqet nga Kurti është e gabuar dhe e dëmshme për Kosovën. Gjini shpreson që këtë ta kuptojë edhe vetë Kurti.

Në përfundim, kreu i Aleancës i thekson Kurtit se “këtë mesazh po e kuptoj si tendencë për të radhitur ftesa për takim dhe për ta konsumuar hapësirën për fajësim për mosbashkëpunim”.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement