Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka zhvilluar një takim me bujqit në fshatin Nëpërbisht të Suharekës. Gjatë këtij takimi, ai ka diskutuar për sfidat me të cilat përballet sektori i bujqësisë, si dhe për nevojën për reforma ekonomike.
Gjini theksoi se heqja e tatimit mbi tokën e punuar dhe rritja e pragut të TVSh-së në 100 mijë euro janë kërkesa që bujqit dhe bizneset i shprehin vazhdimisht. Ai e konsideron këto masa si të domosdoshme për avancimin e sektorit dhe mbështetje për prodhuesit vendorë.
Ai gjithashtu nënvizoi se këto dy hapa përbëjnë një pjesë të ofertës me gjashtë pika të Aleancës për krijimin e institucioneve të reja. Gjini shprehu se bujku i Kosovës e meriton mbështetje nga shteti dhe jo ndëshkim.
Be the first to comment