Infertiliteti ka qenë një temë e rëndësishme diskutimi në emisionin “Weekend” në Klan Kosova. Gjinekologia Trina Nushi Jahjaga theksoi se numri i çifteve që kërkojnë ndihmë për të pasur fëmijë po rritet vazhdimisht.
Ajo shpjegoi se një nga faktorët kryesorë që ndikon në këtë situatë është mënyra moderne e jetesës, përfshirë mungesën e marrëdhënieve të rregullta intime mes partnerëve. Nushi Jahjaga nënvizoi se çështja e infertilitetit është në rritje dhe që një në shtatë çifte kalojnë nëpër procese të specializuara me shpresën për të krijuar një familje.
Ritmi i jetës, sidomos puna në ndërrime, kapacitete të ndryshme punuese mes partnerëve dhe marrëdhëniet e ndara, kontribuojnë në këtë problem. Sipas saj, shumë çifte përballen me sfida si puna gjatë natës dhe angazhime të ndryshme, duke sjellë ndasi në marrëdhëniet intime. Kjo, siç theksoi ajo, ndikon dukshëm në rritjen e rasteve të infertilitetit.
Be the first to comment