Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka miratuar një vendim që lejon përdorimin e mjeteve elektro-akustike nga bizneset e sektorit të gastronomisë, duke përcaktuar gjithashtu edhe orarin e funksionimit të tyre.
Sipas këtij vendimi, lokalet e gastronomisë do të kenë mundësi të përdorin pajisje elektro-akustike në përputhje me standardet ligjore dhe normat e zhurmës. Gjatë ditëve të punës, përdorimi i këtyre mjeteve do të lejohet deri në orën 23:00, ndërsa gjatë fundjavës, të premten dhe të shtunën, deri në orën 00:00.
Ky vendim do të jetë në fuqinë deri më 20 gusht 2026, siç njofton komuna. Gjithashtu, me miratimin e këtij vendimi, pezullohet përkohësisht urdhëresa nr. 312/22, e datës 21 prill 2022, e cila kishte për qëllim mbrojtjen nga zhurma. Kjo pezullim do të qëndrojë në fuqi deri në të njëjtën datë.
Be the first to comment