DJ Gimbo ka festuar 26-vjetorin e lindjes së tij, duke e shënuar këtë ditë të veçantë pranë njerëzve më të dashur.
Ai ndau në rrjetet sociale një mesazh falënderues për të gjithë ata që e kanë mbështetur në rrugëtimin e tij, duke shprehur mirënjohje për gjithçka që ka arritur deri më tani.
Por kjo ditëlindje kishte një rëndësi të veçantë për DJ Gimbon. Ai tregoi se këtë vit e ka pritur ditëlindjen duke u ndjerë i kompletuar, krah partneres së tij, Selinës, dhe me ata që i konsideron më të afërt.
Mes shumë urimeve që mori nga miqtë dhe fansat, dy prej tyre, ata të Gjestit dhe Selinës, morën vëmendje të veçantë. Gjestin e uroi përmes një postimi publik, duke i shprehur atij fjalë përzemërsie: “Urime baba këtu! Edhe shumë të tjera bashkë, edhe shumë tjera afër familjes, edhe shumë tjera me suksese”.
Ky urim tërhoqi menjëherë vëmendjen e ndjekësve, duke theksuar raportin e ngushtë që dyshja ka, si në aspektin shoqëror, ashtu edhe në atë profesional.
Një urim i veçantë nuk mungoi as nga Selina. Ajo ndau në rrjetet sociale fjalë të ëmbla për DJ Gimbon, duke e bërë këtë ditë edhe më të veçantë.
Kështu, 26-vjetori i DJ Gimbos u shndërrua në një festë të mbushur me urime, dashuri dhe momente të veçanta me njerëzit e tij më të rëndësishëm.



















You must be logged in to post a comment Login