Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Gjesti arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Gjesti arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Besart Kelmendi, i njohur me nofkën artistike “Gjesti”, ka arritur një marrëveshje me Prokurorinë Themelore të Prishtinës për pranim të fajësisë. Kjo lajmërim u bë publik gjatë seancës gjyqësore të së hënës, e cila është mbajtur kundër Gjestit.

I akuzuar për kanosje, shkatërrim ose dëmtim të pasurisë dhe armëmbajtje pa leje, Gjesti është nën hetim për ngjarjet që ndodhën më 11 mars 2026, në studion “Onima” në Prishtinë. Prokuroria pretendon se ai kishte në posedim një pistoletë me karikator dhe 14 fishekë pa leje, me të cilën kishte kanosur të dëmtuarin Erkand Shabani. Po ashtu, është raportuar se ai kishte dëmtuar një kompjuter dhe dy xhama të studios.

Aktakuza përfshin disa pika, duke theksuar kanosjen ndaj Shabanit dhe dëmtimin e pajisjeve në studio. Prokuroria e ka ngarkuar Gjestin me tri pika të veçanta të aktakuzës për këto veprime.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement