Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Gjenerali Eric Wendt konfirmohet si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Gjenerali Eric Wendt konfirmohet si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Gjenerali amerikan Eric Wendt është konfirmuar nga Senati i Shteteve të Bashkuara si ambasador në Shqipëri. Ai ka marrë miratimin përfundimtar për këtë detyrë diplomatike me 51 vota pro dhe 47 kundër.

Votimi në seancën plenare pason miratimin e mëparshëm në komisionin përkatës të Senatit, ku kandidatura e tij gjeti mbështetje nga shumica e anëtarëve. Më herët, Wendt kishte marrë mbështetje edhe nga Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit Amerikan me një votim 19-3, që hapi rrugën për miratimin final.

Me këtë votim, procedura e konfirmimit është përfunduar, dhe pritet që ambasadori të fillojë detyrën në ditët në vijim, sipas afateve të caktuara nga administrata amerikane.

<

Wendt ka një karrierë të gjatë që përfshin më shumë se tri dekada në ushtri dhe struktura ndërkombëtare të sigurisë. Ai është oficer i pensionuar i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, me mbi 34 vjet shërbim aktiv.

Gjatë karrierës së tij, ai ka shërbyer si komandant i Komandës së Operacioneve Speciale të NATO-s dhe ka mbajtur poste kyçe në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Paqësorit. Po ashtu, ka qenë koordinator i Sigurisë i SHBA-së për Autoritetin Izraelito-Palestinez gjatë periudhës 2017–2019, si dhe shef i Shtabit në Komandën e Paqësorit të SHBA-së.

Wendt është diplomuar në Universitetin e Kalifornisë në Santa Barbara dhe ka përfunduar studimet pasuniversitare në fushën e sigurisë kombëtare në Shkollën Pasuniversitare.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement