Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Gjendet vetura e raportuar e vjedhur në Gjilan, i dyshuari e kishte shitur

E FUNDIT| Një i mitur godet me thikë bashkëmoshatarin e tij në Suharekë

Policia e Kosovës ka arritur të lokalizojë një veturë që ishte raportuar e vjedhur në Gjilan.

Sipas informacioneve nga policia, vjedhja dyshohet të ketë ndodhur në periudhën ndërmjet datave 23 dhe 24 korrik, në intervalin kohor nga ora 10:00 deri në 20:00.

Pas zhvillimeve intensive hetimore, më 25 korrik, policia e gjeti automjetin në posedim të një personi. Ky i fundit dyshohet se e kishte blerë veturën nga një person që është i dyshuar për vjedhjen.

<

Aktualisht, personi i dyshuar për kryerjen e vjedhjes është ende në kërkim nga Policia e Kosovës, e cila vazhdon përpjekjet për ta lokalizuar dhe arrestuar atë.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement