Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Gjendet pa shenja jete një shtetase e Malit të Zi në Banjë të Istogut

Gjendet pa shenja jete një shtetase e Malit të Zi në Banjë të Istogut

Një femër shtetase e Malit të Zi është gjetur pa shenja jete të enjten, rreth orës 17:00, në fshatin Banjë të komunës së Istogut.

Sipas policisë, një ekip mjekësor e ka vizituar vendin e ngjarjes dhe ka konfirmuar vdekjen e viktimës, raporton Klankosova.tv.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të kryer obduksionin. Kjo do të ndihmojë në përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të vdekjes.

Autoritetet kompetente janë angazhuar në hetimet lidhur me këtë rast.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement