Një efektiv i Policisë së Kosovës është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së martës në varrezat e fshatit Morinë, në Kukës. Sipas informacioneve paraprike të Policisë së Shtetit, rreth orës 08:25 është konstatuar i pajetë një burrë 35-vjeçar, banues në Prizren dhe punonjës në Njësinë e Reagimit të Shpejtë.
Nga hetimet fillestare, dyshohet se 35-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e një vetëvrasjeje me armë zjarri pistoletë. Arma e cila është përdorur është sekuestruar si provë materiale.
Tani, një grup i posaçëm hetimor po punon nën drejtimin e Prokurorisë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes. Policia e Shtetit ka njoftuar se është duke bashkëpunuar me Policinë e Kosovës për të verifikuar nëse arma e sekuestruar është e shërbimit të efektivit, si dhe për të siguruar të gjitha të dhënat që do të ndihmojnë në dokumentimin ligjor të rastit.



















You must be logged in to post a comment Login