Pas tre ditësh kërkimesh intensive, është gjetur trupi i pajetë i një djaloshi 8-vjeçar, i cili kishte humbur kontaktin në Kroaci.
Sipas njoftimit nga policia kroate, trupi i fëmijës u identifikua pasditen e së enjtes në lumin Drava, rreth dy kilometra larg vendit ku ishte raportuar zhdukja e tij.
Me urdhër të Prokurorisë së Qarkut në Varazhdin, janë kryer hetime në zonën e ngjarjes. Mjekja ligjore që ekzaminoi trupin konstatoi se nuk kishte shenja lëndimesh të shkaktuara gjatë jetës së fëmijës, sipas raportit të Index, i transmetuar nga Klankosova.tv.
Trupi është dërguar në Departamentin e Patologjisë të Spitalit të Përgjithshëm në Koprivnicë, ku do të kryhet autopsia për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Në operacionin e kërkimit, që zgjati tri ditë, morën pjesë të gjitha shërbimet emergjente, përfshirë Shërbimin Malor të Shpëtimit, Kryqin e Kuq, zhytësit e policisë dhe zjarrfikësit.
Kërkimet u vështirësuan ndjeshëm për shkak të terrenit të veçantë përgjatë lumit Drava, i cili kishte dalë nga shtrati për shkak të reshjeve të shumta, duke e bërë procesin e kërkimit edhe më të komplikuar.



















You must be logged in to post a comment Login