Policia ka njoftuar se trupat e dy burrave belgë, të zhdukur në Alpet Zvicerane në vitin 1992, janë gjetur si pasojë e shkrirjes së një akullnaje.
Sipas autoriteteve, trupat u identifikuan nga një alpinist më 26 korrik në akullnajën Trift, e cila ndodhet në jug të qytetit të Luzernit.
Analizat e ADN-së konfirmuan se trupi i dy alpinistëve i përkiste individëve që ishin zhdukur 34 vite më parë pranë malit Weissmies. Në momentin e zhdukjes, ata ishin 39 dhe 41 vjeç.
Shumë shkencëtarë e lidhin shkrirjen e akullnajave në Zvicër me ndryshimet klimatike. Sipas organizatës “Glacier Monitoring in Switzerland” (Glamos), akullnajat janë tkurrur me një të katërtën gjatë dekadës së fundit dhe pritet që trendi të vazhdojë deri në vitin 2025.



















You must be logged in to post a comment Login