Një studim i disa viteve më parë ka zbuluar një lidhje interesante mes Kupës së Botës dhe përdorimit të aplikacioneve për takime si Tinder, sipas raportimeve nga revista Men’s Health.
Të dhënat e mbledhura nga Tinder tregojnë se Kupa e Botës 2018 ka pasur një impakt të dukshëm në aktivitetin e përdoruesve të aplikacionit. Gjatë kësaj periudhe njëmujori, është vënë re një rritje të konsiderueshme në komunikime.
Hulumtimi ka nxjerrë në pah se gjatë zhvillimit të turneut ka pasur një rritje prej 66 për qind të përputhjeve, që nënkupton se dy përdorues të aplikacionit pëlqejnë njëri-tjetrin dhe fillojnë të bisedojnë.
Për më tepër, ata që shfaqnin interes për sportin në profilin e tyre kishin një mesatare prej 94 përputhjesh. Kjo tregon se ngjarjet sportive ndikojnë në mënyrën se si njerëzit lidhin marrëdhënie.
Be the first to comment