Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Aurora Rrusta, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar partnerin e saj, Kushtrim Kelani, në ditëlindjen e tij.
Përmes një postimi në InstaStory, Aurora ka publikuar një fotografi romantike ku shfaqet pranë Kushtrimit, duke e shijuar një moment të bukur së bashku në perëndim të diellit.
Ajo i kushtoi një mesazh të ndjerë partnerit, me të cilin ndan jetën e saj prej disa muajsh. “Kur gjen një dashuri të papritur, ruaje. Gëzuar ditëlindjen personit tim të preferuar,” ka shkruar ajo.
Çifti u njoh gjatë pjesëmarrjes në Big Brother VIP Kosova 4, dhe lidhjen e tyre e njoftuan pas përfundimit të këtij formati.
Që nga ajo kohë, ata kanë ndarë me ndjekësit shumë momente nga përditshmëria e tyre, duke i dedikuar njëri-tjetrit mesazhe romantike në rrjetet sociale.
Përveç jetës personale, ata janë gjithashtu të pranishëm së bashku në projekte profesionale.



















You must be logged in to post a comment Login