Opinionisti Labinot Balaj, gjatë emisionit “Rubikon” në Klan Kosova, ka trajtuar çështjen e gazit amerikan. Ai theksoi se marrëdhëniet me aleatët nuk mund të përmbyllën në një projekt të vetëm, siç është ai i gazit.
Balaj theksoi se marrëdhënia me aleancat është më komplekse se kaq. Ai vuri në dukje se qeveria aktuale, Vetëvendosja, e percepton këtë marrëdhënie në terma të sigurisë. Ai e përshkroi këtë si një marrëdhënie stabile që përfshin shkëmbimin e armëve dhe investime në çështje sigurie, duke e konsideruar këtë si lëvizje strategjike në raport me Shtetet e Bashkuara.
Megjithatë, Balaj paralajmëroi se, duke u mbështetur në kursin e administratës aktuale amerikane, mund të ketë zhvillime që do të sfidojnë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.
Ai shprehu se, nëse vazhdohet kështu, situata mund të bëhet problematike. Balaj përfundoi duke thënë se kjo qeveri nuk duhet të reduktojë marrëdhëniet me partnerët në një çështje specifike siç është gazi.



















You must be logged in to post a comment Login