Deklarata e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, e dhënë në Beograd mbi mosnjohjen e Kosovës nga Ukraina, ka ngjallur reagime të ashpra dhe pakënaqësi në opinionin publik, veçanërisht te qytetarët në Kosovë.
Reagimet e qytetarëve janë shoqëruar me veprime konkrete. Sot në mëngjes, institucionet lokale të kryeqytetit kanë hequr flamurin ukrainas me mbishkrimin “Free Ukraine” (“Liri për Ukrainën”).
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, theksoi rëndësinë e respektit për shtetin e Kosovës, duke komentuar mbi zhvillimet pas deklaratës së presidentit Zelensky.
Në emisionin “Info Magazine”, gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj, ka ndarë informacione mbi reagimet e qytetarëve pas heqjes së flamurit ukrainas nga Prishtina. Ajo përmendi se një qytetar vlerësoi veprimin e kryetarit Rama, duke thënë se ai iu kishte kursyer kohë atyre qytetarëve që do të organizoheshin për ta hequr flamurin vetë, nëse institucioni nuk do ta bënte këtë brenda javës.



















You must be logged in to post a comment Login