Gazetarja e njohur italiane e sportit, Diletta Leotta, arriti në Kupën e 23-të të Botës FIFA, e cila u hap mbrëmë në stadiumin e njohur Azteca në kryeqytetin e Meksikës, vetëm një muaj pas lindjes së djalit të saj.
Ajo shkaktoi vëmendje të madhe me fotot e saj me legjendat e futbollit.
Në ndeshjen midis Meksikës dhe Afrikës së Jugut, Leotta solli një stil të veçantë, duke zgjedhur një fustan të shkurtër me printime rozë dhe portokalli, me mëngë të gjata. Ajo e përfundoi pamjen me këpucë rozë dhe më vonë i zëvendësoi ato me çizme të larta nga lëkura e zezë.
Në fillim të majit, 34-vjeçarja njoftoi lindjen e djalit të saj, Leonardo, me partnerin e saj, futbollistin Loris Karius. Çifti ka edhe një vajzë, Aria, e cila lindi në vitin 2023.
















You must be logged in to post a comment Login