Erleta Terpeza, ish-gazetare e RTK-së, u ftua në emisionin “N’mal a n’det” në ATV, ku diskutoi hapur për disa aspekte të jetës së saj, si personale ashtu edhe profesionale. Gjatë intervistës, ajo ndau edhe detaje rreth statusit të saj sentimental.
Terpeza përmendi se aktualisht është beqare dhe në kërkim të partnerit të saj të jetës. Ajo theksoi me humor se, edhe pse është e hapur për njohje të reja, meshkujt nuk po gjejnë guxim t’i afrohen.
Deklaratat e saj u pritën me interes, duke pasur parasysh se gazetarja rrallëherë flet publikisht për jetën private. Intervista u transmetua si pjesë e emisionit veror “N’mal a n’det” në ATV.
Be the first to comment