Kushtrim Gara, përfaqësues nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka dhënë sqarime në lidhje me eshtrat e gjetura në lokacionet e dyshuara për varre masive në Zubin Potok. Ai informoi se këto eshtra fillimisht dërgohen për ekzaminim mjeko-ligjor në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Kosovës.
Pas përfundimit të analizave mjeko-ligjore, mostrat referuese biologjike dërgohen për testim të ADN-së në laboratorin e Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, i cili ndodhet në Holandë. Gara theksoi se në atë laborator mostrat i nënshtrohen një testi të mëtejshëm.
Ai gjithashtu informoi se rezultatet e analizave të ADN-së mund të kërkojnë rreth 4 deri në 6 javë për t’u marra. Sipas tij, institucionet kosovare do të trajtojnë këto çështje me prioritet.



















You must be logged in to post a comment Login