Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Gara me vetura në zonë të banuar në Pejë, shoferët gjobiten me nga 500 euro

Gara me vetura në zonë të banuar në Pejë, shoferët gjobiten me nga 500 euro

Njësia e Trafikut Rajonal në Pejë ka intensifikuar masat parandaluese dhe ndëshkuese ndaj atyre që nuk respektojnë rregullat e komunikacionit.

Sipas një njoftimi zyrtar, disa shoferë janë përballur me veprime ligjore për shkelje të rënda të rregullave të trafikut, të ndodhura më 13.06.2026, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë kontrolleve në rrugën “Agim Binak Qelaj” në Pejë, policia ka identifikuar dy shoferë që po zhvillonin gara shpejtësie. Atëherë, atyre u janë shqiptuar gjoba individuale prej 500 euro, përveç pesë pikëve negative dhe një mase mbrojtëse me kohëzgjatje prej 12 muajsh.

Një tjetër shofer është ndëshkuar për drejtimin e automjetit me shpejtësi 116 km/h në një zonë të banuar, ku kufizimi i lejuar është 40 km/h. Për këtë shkelje, policia i ka shqiptuar gjobë prej 400 euro, katër pikë negative dhe një masë mbrojtëse prej 9 muajsh.

Policia e Kosovës nënvizon se do të vazhdojë me kontrolle të shtuara në trafik, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve që ndodhin për shkak të shpejtësisë së lartë dhe mosrespektimit të rregullave të komunikacionit.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement