Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Galatasaray pranë marrëveshjes personale me Rafael Leaon

Galatasaray pranë marrëveshjes personale me Rafael Leaon

Galatasaray po përparon me shpejtësi në përpjekjet për të transferuar Rafael Leao. Sipas informacioneve të fundit, bisedimet mes klubit turk dhe sulmuesit portugez po shkojnë mjaft mirë, dhe një marrëveshje personale është shumë pranë përfundimit.

Drejtuesit e Galatasarayt janë të fokusuar në sigurimin e pajtimit me lojtarin dhe agjentët e tij para se të nisin negociatat zyrtare me Milanin për kartonin e 26-vjeçarit.

Klubi nga Stambolli ka si objektiv të fitojë garën ndaj rivalit të tij të madh, Fenerbahçes, e cila gjithashtu ka shprehur interes për Leao.

Nëse arrijnë marrëveshjen personale, Galatasaray do të intensifikojë bisedimet me Milanin në përpjekje për të realizuar një nga transferimet më të bujshme të këtij sezoni.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement