Në Fushë Kosovë është raportuar një rast dhune në familje të dielën.
Sipas të dhënave nga policia, një burrë është arrestuar pas një mosmarrëveshjeje me familjen e tij. Ai ka sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij.
Si pasojë e këtij sulmi, të dyja viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë kërkuar trajtim mjekësor.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për t’u intervistuar mbi incidentin. Pas marrjes në pyetje dhe me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet mbi rastin vazhdojnë.



















You must be logged in to post a comment Login