Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ftesa e Haxhiut për takim, Ismaili: Manipulim i radhës, PDK nuk do të marrë pjesë

Ftesa e Haxhiut për takim, Ismaili: Manipulim i radhës, PDK nuk do të marrë pjesë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, në një konferencë për media komentoi letrën e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, drejtuar partive parlamentare shqiptare.

Ismaili theksoi se letra e Haxhiut përbën një tentativë për manipulim nga ana e kryeministrit Albin Kurti, duke shtuar se PDK nuk do të marrë pjesë në takimin e planifikuar.

Ai shprehu mendimin se kjo është një tentativë për të vonuar afatet duke u përballur me ato të Gjykatës Kushtetuese. Ismaili sugjeroi që Haxhiu do të bënte më mirë t’i shkruante Avni Deharit, duke theksuar se çdo pushtet në Kosovë bazohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, i cili aktualisht është i suspenduar.

“Ai e pyeti se si është e mundur të ushtroni mandat dhe të dërgoni letra, pa ia dërguar Avni Deharit. Prandaj, këtë e shohim si një manipulim të radhës dhe PDK nuk do të jetë në atë takim. I bëjmë thirrje: Ejani në Kuvend, mos ikni,” përfundoi Ismaili.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement