Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

FSK forcon kuadrot e saj: Nëntoger Kushtrim Derguti diplomohet në Sandhurst

FSK forcon kuadrot e saj: Nëntoger Kushtrim Derguti diplomohet në Sandhurst

Nëntoger Kushtrim Derguti ka përfunduar me sukses studimet në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst, një nga institucionet më prestigjioze të arsimit dhe trajnimit ushtarak në Mbretërinë e Bashkuar.

Ky lajm është njoftuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), e cila e vlerëson si një arritje të rëndësishme në procesin e profesionalizimit dhe zhvillimit të kuadrove ushtarake.

FSK thekson se gjatë kësaj përvoje, Nëntoger Derguti ka hasur në shumë sfida, duke avancuar aftësitë e tij profesionale, lidershipin, disiplinën dhe gatishmërinë për të përballuar përgjegjësi të reja në shërbim.

“Diplomimi në Sandhurst shënon përfundimin e një kapitulli të rëndësishëm dhe fillimin e një përgjegjësie edhe më të madhe në shërbim të vendit dhe paqes në botë,” thekson FSK.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement