Anëtari i LDK-së, Rinor Murati, ka shprehur shqetësimin për gjendjen e shtyllave elektrike në fshatin Kojskë. Në emisionin “Fol me Arin”, ai theksoi se banorët, së bashku me të, kanë raportuar këtë problem te KEDS-i para rreth tre javësh, por, deri në këtë moment, nuk ka pasur asnjë intervenim nga ana e kompanisë.
Murati shpjegoi se gjendja e shtyllave paraqet rrezik për jetën e banorëve dhe se shqetësime të ngjashme janë evidentuar edhe në fshatra të tjera. Ai shtoi se banorët kanë kontaktuar KEDS-in pothuajse çdo ditë, por nuk kanë marrë përgjigje për situatën aktuale.
“Përse nuk ka asnjë intervenim nga ana e tyre kur kjo gjendje rrezikon jetën e banorëve?” pyeti Murati, duke theksuar nevojën urgjente për veprime.



















You must be logged in to post a comment Login