Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Frikë nga sulmet e inskenuara, fqinjët e Rusisë rrisin sigurinë

Frikë nga sulmet e inskenuara, fqinjët e Rusisë rrisin sigurinë

Polonia dhe shtetet baltike kanë forcuar masat e sigurisë rreth digave, centraleve elektrike dhe infrastrukturës së gazit, për shkak të shqetësimeve se Rusia mund të organizojë sulme të inskenuara me anë të dronëve ukrainas.

Lituania ka paralajmëruar se Moska mund të përpiqet për një sulm të tillë. Në këtë kontekst, Polonia, Letonia dhe Estonia kanë shprehur shqetësime për mundësinë e sabotazhit dhe përpjekjeve për të testuar reagimin e NATO-s, sipas raportimeve nga Reuters.

Zyrtarët e këtyre vendeve njoftojnë se po forcojnë mbrojtjen e infrastrukturës kritike, pas zbulimit të dronëve të lidhur me Ukrainën në territorin e tyre.

<

“Ne nuk jemi naivë, e shohim informacionin, lexojmë mes rreshtave dhe po bëjmë detyrat tona,” theksoi ministri lituanez i Mbrojtjes, Robertas Kaunas, gjatë një deklarate për Reuters.

Nga ana tjetër, Kremlini i ka mohuar këto akuzat, duke i cilësuar paralajmërimet për sulme të fshehta ruse si “histori frikësuese” që shërbejnë për të justifikuar militarizimin ndaj Rusisë.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement