Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 3”, Françeska Murati, ka ndarë arsyet për të cilat vendosi të kthehet nga Londra dhe të ndërtojë jetën e saj në Shqipëri. Ajo thekson se nuk ndien asnjë pendesë për këtë vendim.
Në një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram, një nga ata e pyeti: “Pse e ke lënë Londrën për Tiranën?” Përgjigja e Françeskës ishte e thjeshtë dhe ilustruar me një foto nga bregdeti, ku ajo shkruante: “Sepse tani, çdo e premte duket kështu.”
Ky postim sugjeron se Françeska vlerëson stilin e jetës që ka ndërtuar në Shqipëri, ku gjen më shumë qetësi, kohë për veten dhe mundësinë për të shijuar detin.
Be the first to comment