Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Françeska Murati flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti dhe tregon të vërtetën me burrin misterioz në plazh

Françeska Murati flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti dhe tregon të vërtetën me burrin misterioz në plazh

Ish-banorja e Big Brother VIP 3, Françeska Murati, ka biseduar për ndarjen e saj nga ish-partneri në një intervistë për emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. Ajo ka bërë të ditur se ndarja ka ndodhur prej kohësh, por ata vazhdojnë të respektojnë njëri-tjetrin.

Françeska shprehet se ata e duan njëri-tjetrin si shokë dhe e cilëson ish-partnerin e saj si një mik të ngushtë. Ajo thekson rëndësinë e marrëdhënies së tyre, duke u fokusuar në dashurinë e madhe që kanë për djalin e tyre.

“Kam dashur të flas shumë, por ndonjëherë ndjehem e ndarë mes jetës private dhe publike. Jeta ime ka qenë e ekspozuar prej kohësh, dhe nuk dua ta përfshij në këtë botë dikë që nuk është personazh publik. Ne e duam shumë djalin tonë, dhe jemi ndarë prej një kohe të gjatë,” tha Françeska.

<

Ajo gjithashtu u shpreh se ndarja e tyre nuk është shkaktuar nga pasojat e famës, siç kanë thënë disa njerëz. “Këto janë trillime. Takohem me të çdo ditë dhe e ruaj marrëdhënien me familjet tona. Ne kemi një respekt të madh për njëri-tjetrin,” shtoi ajo.

Në intervistë, Françeska reagoi edhe ndaj aludimeve për një partner të ri, pas publikimit të një fotografie në plazh. Ajo sqaroi se fotografia ishte modifikuar me Photoshop dhe se ajo po kalonte pushimet me një shoqe, jo me ndonjë djalë.

“Më vjen për të qeshur sepse shumë herë fotot e mia janë transformuar dhe nuk i jap dot shpjegim për çdo mashtrim. Nuk mund të harxhoj jetën duke u përballur me trillime,” përfundoi ajo.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement