Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Franca goditet nga vala e të nxehtit, tre persona humbin jetën

Franca goditet nga vala e të nxehtit, tre persona humbin jetën

Tre qytetarë kanë humbur jetën në Francë si pasojë e problemeve shëndetësore të shkaktuara nga vala ekstremale e të nxehtit. Rreth 2,700 shkolla janë planifikuar të mbyllen ose të ndërronin orarin mësimor, ndërsa autoritetet në të gjithë Evropën kanë lëshuar paralajmërime për të hënën.

Temperaturat në Bordeaux, në jugperëndim të Francës, pritet të kalojnë 42 gradë Celsius (107.6 Fahrenheit) të hënën.

Agjencia meteorologjike “Météo France” ka njoftuar se 49 rajone administrative do të jenë nën alarm të kuq për valë të nxehti, sipas raportimeve nga Reuters.

<

“Po përballemi me, të paktën, disa ditë mot shumë, shumë të nxehtë. Nuk e dimë kur temperaturat do të fillojnë të bien,” u shpreh ministrja e Shëndetësisë, Stéphanie Rist, në një intervistë për televizionin TF1.

Sipas zyrtares lokale Sophie Brocas, tre persona të moshuar, të moshës nga 80 deri në 95 vjeç, kanë ndërruar jetë gjatë fundjavës në rajonin e Bordeaux-it, si rezultat i problemeve shëndetësore të lidhura me valën e të nxehtit.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement