Disa foto nga e kaluara po qarkullojnë në rrjetet sociale, por ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Dolce, ka reaguar ashpër në lidhje me ato që pretendohen si kritika ndaj saj. Ajo ka vendosur t’u përgjigjet të gjithë atyre që përpiqen ta ulin ose ta ndiejnë keq për ndryshimet në pamjen e saj gjatë viteve.
Në llogarinë e saj në Instagram, Dolce shprehu se kjo lloj “sulmi” nuk e prek. Ajo theksoi: “Ato foto përfaqësojnë personin që kam qenë dhe më kanë sjellë të bëhem kjo që jam sot.” Me një ton ironik, ajo shtoi: “Nëse mendoni se publikimi i imazheve nga e kaluara ime mund të më lëndojë, keni gabuar.”
Përveç falënderimeve për ndjekësit mbështetës, Dolce kishte një mesazh të qartë për ata që përpiqen t’i prishin qetësinë. Ajo u uroi që të gjejnë po të njëjtën paqe shpirtërore që ajo gëzon tani.
Në përfundim, Dolce bëri të qartë se asgjë nuk do ta ndalë nga planet e saj për të ardhmen. Ajo shtoi se vëmendja e marrë, edhe në formë kritikash, e argëton. “Mund të vazhdoni të publikoni të gjitha fotot që dëshironi. Unë do të vazhdoj të ndërtoj të ardhmen time. Rëndësi ka që për mua flitet gjithmonë,” përfundoi ajo.
Be the first to comment