Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen 12 oficerë të rinj

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen 12 oficerë të rinj

Forcës së Sigurisë së Kosovës i janë bashkuar 12 oficerë të rinj, të cilët kanë përfunduar me sukses një përgatitje katërvjeçare akademike, ushtarake dhe të lidershipit.

Ceremonia e diplomimit u zhvillua në kazermën “Adem Jashari,” ku u vlerësua kontributi i këtyre oficerëve si udhëheqës të ardhshëm të ushtrisë së Kosovës, sipas informacionit nga Klankosova.tv.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e theksoi rëndësinë e kësaj dite, duke e konsideruar një moment krenarie për vendin. Ai shprehu se, në këtë kazermë që mban emrin e kryekomandantit të UÇK-së, Adem Jashari, diplomuan disa nga liderët e ardhshëm të forcave të armatosura të Kosovës.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement