Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Foda me fjalë të mëdha për Asllanin: Ka kualitete të jashtëzakonshme

Foda me fjalë të mëdha për Asllanin: Ka kualitete të jashtëzakonshme

Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, është pranë një mundësie të rëndësishme në karrierën e tij, me emrin e tij që po lidhet gjithnjë e më shumë me një transferim te skuadra e njohur gjermane, RB Leipzig.

Futbollisti 23-vjeçar nuk ka qenë i pranishëm në dy ndeshjet e para miqësore të Hoffenheimit gjatë fazës përgatitore. Ai mungoi në përballjen me skuadrën e kategorisë së katërt, SGV Heilbronn-Freiberg, si dhe në duelin ndaj Greuther Fürthit, ekip që garon në Bundesliga 2.

Në një intervistë për mediumin gjerman “LVZSport”, selektori i ekipit kombëtar të Kosovës, Franco Foda, ka folur në terma të lartë për cilësitë e Asllanit. Ai e veçoi veçanërisht aftësinë e tij në zonën e rreptësisë.

“Fisniku ka kualitete të jashtëzakonshme në zonë. Ai është teknikisht shumë i aftë dhe përshtatet mirë në hapësira të ngushta, si dhe në lojën në ajër. E ruan mirë topin dhe ka nuhatje për situata të ndryshme. Me të në fushë mund të sulmosh në thellësi, ai shënon dhe asiston për gola,” tha Foda.

Përzgjedhësi i Kosovës gjithashtu vlerësoi karakterin dhe përkushtimin e Asllanit në fushë. Sipas tij, ai nuk është një futbollist që mendon vetëm për statistikën personale, por punon për interesin e skuadrës.

“Përveç këtyre cilësive, ai është një lojtar ekipor, gjithmonë i gatshëm të ndihmojë skuadrën dhe punon shumë për të fituar topin. Ka pasion të madh për futbollin dhe një dëshirë të jashtëzakonshme për të shënuar gola,” shtoi Foda.

Asllani përfundoi edicionin me 11 gola dhe 10 asistime në 35 paraqitje në Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë, duke tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha në Evropë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement